Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komenton përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’, pak ditë më parë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se shqiptarët dhe mbarë Europa janë të tronditur nga këto përgjime duke mos kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama.
“Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.
Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.
Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!
Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët!#ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha.