MENU
klinika

Kjo punonjëse i rregulloi ditën!

Djali ynë me autizëm kaloi një krizë në një park!

10.06.2019 - 16:03

Ndërkohë që Spider-Man ishte në “detyrë”, një superhero në jetën reale u fut në veprim për të ngushëlluar djalin e Lenorës.

Ajo dhe burri i saj, Stivi, e morën Rein, 9 vjeç, në parkun e lojërave ku do të animohej një shfaqe për Spider-Man. Rei me durim u përplas me të papritura të tjera gjatë gjithë ditës, por gjithçka që donte të bënte ishte të shihte Aventurat e Spider-Man.

I pozicionuar pranë daljes së parkut, ai do të duhej të priste.

Së fundi, kur erdhi koha për të filluar shfaqja, Rei hyri me shumë entuziazëm. Por mjetet e “udhëtimit” të, Spider-Man-it u prishën.

Rei, i cili ka autizëm, “e humbi”, shkruante Leonora në një post në Facebook.

“Ne mund ta parashikojmë sulmin dhe krizën që vjen, si një tren që po afron dhe ende nuk mund të shmangemi nga rruga” – thotë ajo.

Rei shtrihej në dysheme duke bërtitur dhe duke qarë aq shumë sa që mezi merrte frymë. Leonora ka shkruar që sjellje e tilla janë të rralla, por ajo ditë në park ishte “epike”.

Prindërit u përpoqën ta ngrinin nga toka kur njerëzit e shihnin fëmijën të shqetësuar.

Në këtë kohë një nga punonjëset e parkut, Xheni, u shtri pranë tij.

Ajo e la të qajë, e ndihmoi të merrte frymë dhe të devijonte trafikun e njerëzve që po dilnin nga parku. Ajo i tha Rei kishte të drejtë të ishte i trishtuar, tregon Leonora. Të dy ndenjën aty derisa djali filloj të ndihej më mirë.

Kur ata u ngritën, Rei buzëqeshi dhe e falënderoi atë, dhe Leonora e përqafoi. Kishtë bërë një “punë” të gjatë dhe të vështirë.

Është mirë që prindërit të ndajnë përvojat me fëmijët e tyre, pasi të gjithë mund të mësojmë nga njeri-tjetri.

“Vura re se “niveli i tij i mërzitjes” ishte më shumë se niveli i rregullt”, tha Xheni.

“Ai ishte me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë i lënduar”.

“Ai është prioriteti ynë më i madh, sepse e duam më shumë se çdo gjë dhe Kushdo. Falenderoj punonjësit e parkut, Xhenin në vecanti, që u sollën sikur të ishin familje” –thotë Leonora.

Stivi tha që nuk mund ti shmangnin situatat kur Rei ka patur një sulme më parë në publik. Por empatia që tregoi Xheni bëri këtë ndryshim.

autisem-konica.al

“Ne kaluam një ditë të mrekullueshme,” tha ai.

Ishte shumë inkurajuese të shihje punonjësit, “sidomos Xhenin, të ndërhyjnë dhe vërtet të dinë se si të marrin nën kontroll situatën më së miri.”

Kompania i trajnon punonjësit se si t’i shërbejnë më mirë klientëve me autizëm.

Rei nuk e pa Spider-Man-in atë ditë, por sapo të organizohet një tjetër shfaqje, ne do të shkojmë patjetër – thotë Leonora.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?