MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

“Me cilën datë duhet përkujtuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit?”

10.06.2019 - 18:47

Për mu 10 qershori i 1878-ës nuk âsht as histori e as krenari.

19 gushti e dy vitet e ardhshme janë edhe krenari, edhe histori. Pse? Më 19 gusht 1878, nacionalizmi shqiptar e anashnxjerri përfundimisht elementin panislamik që nxitej prej sulltan Abdyl Hamidit.

Ky plan i flliqtë, nji prej projeksioneve të para të xhihadizmit, parashikonte që Lidhja e Prizrenit me flamurin e kalifatit me luftu për mbrojtjen e Bosnjës e kundër “kaurëve”.

Por kur krenat në Prizren vendosin me e prioritarizue luftën për mbrojtjen e Shqipnis’ veriore, ky âsht momenti kur Lidhja bahet plotësisht shqiptare, kur nacionalizmi shqiptar e konfiguron vetën si projekt nacionalist, shqiptar e laik.

Rrnoftë kjo Shqipni e frymëzimeve të epërme!