MENU
klinika

Avancojnë tratativat

Maldini ‘përvesh mëngët’/ Zgjedh dy talente për Milanin!

11.06.2019 - 21:13

Agjenti Giuseppe Riso ka qenë në Casa Milan, aty ku qëndroi për 40 minuta dhe pati një takim me Paolo Maldinin.

Tema e bisedimeve mes dy përfaqësuesve ka qenë së pari për mesfushorin Stefano Sensi, i cili është në pronësi të Sassuolo.

23-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe është kthyer në objektivin e parë të klubit kuqezi.

Nuk dihet ende se sa mund të kushtojë operacioni për italianin, por vlera e tij në “Transfermakt” llogaritet deri në 18 milionë euro.

Një emër tjetër që është në patronazh nga agjenti Riso është Gianluca Mancini, mbrojtësi i Atalantas. Këtë sezon ka qenë një digë e vërtetë në qendër të mbrojtjes zikaltër, edhe ky 23-vjeçar, por kartoni i tij llogaritet në 22 milionë euro.

Pas takimit me Maldinin, agjenti u pyet nga gazetarët: “Sensi dhe Mancini tek Milani? Shpresoj të ndodhë kështu. Si të shkoi me Maldinin? Shumë mirë!”, u përgjigj shkurt agjenti italian.