MENU
klinika

Helichrysum italicum

Lule Makthi/ Vetitë kuruese dhe vlerat unike

11.06.2019 - 20:57

Edhe pse popullaritetin e ka në të gjithë botën për shkak të vajit të tij tejet të shtrenjtë, kjo bimë rritet shumë edhe në Shqipëri. Po flasim për Helichrysum italicum, e njohur në shqip si makthi.

Kjo bimë mrekullibërëse ka nisur të rritet në vitet e fundit në zonën e Koplikut në Malësinë e Madhe, në Lezhë dhe në një pjesë të vogël në kodrat e Tiranës.

Përmes një projekti të USAID janë asistuar fermerët e këtyre zonave për ta kultivuar këtë bimë mjekësore, e cila njihet si lulja që i buzëqesh diellit. Por në fakt, po u buzëqesh dhe banorëve të Koplikut, të cilët arrijnë të sigurojnë jetesën nga kjo lule e re e cila ka një potencial të madh për biznes.

Momentalisht ka rreth 54 ha të mbjellë me helychrysum, por siç dhe pohojnë ekspertët, pritet që të shkojë deri në 100 ha.

Çka do të thotë se 100 familje nga Malësia e Madhe mund të sigurojnë jetesën e tyre falë kësaj bime, për vajin esencial të së cilës ka kërkesa shumë të mëdha në tregun evropian, veçanërisht në atë austriak. Por gjithashtu një tjetër zonë që ka nisur ta kultivojë helychrysum është Tirana.

Vlerat unike të makthit

Helichrysum italicum, ose makthi, është një vaj esencial shumë unik në komponentët e tij molekularë. Eshtë vaji i vetëm që përmban të ashtuquajturat de-kitone që janë të sigurta por dhe shumë të fuqishëm, përbërësit e së cilës njihen për vetitë anti-inflamatore, por gjithashtu ka veti të shkëlqyera relaksuese.

Rigjenerues, anti inflamator, qetësues e çfarë mund të kërkosh më shumë nga një vaj terapeutik. Aroma e Helichrysum të bën të ndihesh mirë dhe ka një efekt në psikikë që mund të ndihmojë në lirimin e emocioneve negative.

Helichrysum mund të shërbejë si një ilaç shërues për të gjithë ata që kërkojnë metoda më natyrale. Eshtë një vaj aq i sigurtë sa që mund të përdoret nga profesionistët e shëndetit pa hezitim.

Por është vetëm Helichrysum ‘Italicum’ ajo që prodhon vajin esencial të përjetshëm, bimë që rritet edhe në vendin tonë. Një vaj, për të cilin ka kërkesa në të gjithë botën, por që në fakt të paktë janë ata që kanë mundësi ta kultivojnë duke qenë se kërkon një klimë mesdhetare, të cilin e ka Shqipëria.

Së bashku me sherebelën, levandën dhe çajin e malit, helichrysum mund të kthehet në një potencial të madh për Shqipërinë.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?