MENU
klinika

Horoskopi, 12 qershor 2019

Dashi

Sot do të jeni disi të pasigurt, si pasojë e problemeve që keni kaluar me partnerin. Miqtë tuaj nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj jush. Ata do t’ju japin shumë dashuri dhe mbështetje.

Demi

Sot do të jeni pak me grip, duke mos pasur dëshirë për të punuar. Gjithashtu do të doni të bënit një shëtitje. Merruni me aktivitete që ju qetësojnë dhe nuk ju lodhin fizikisht.

Binjaket

Këto ditë, nuk keni pasur kontakt me një mik të ngushtë, ose partnerin tuaj, kështu që do të ndiheni të pasigurt. Ndonjëherë, njerëzit janë të zënë. Më mirë hidhni hapin ju i pari.

Gaforrja

Sot do të mendoni se keni përgjegjësi për shtëpinë tuaj. Ju keni një jetë personale dhe duhet të kujdeseni për të. Gjithashtu, mund të ketë disa probleme të vogla në grupin e miqve.

Luani

Sot do të jeni duke pritur një vizitë nga një miku juaj, por ai nuk do të vijë. Pavarësisht kësaj, merruni me përgatitje dhe shijojeni ditën. Bëni një gjë të mirë që ju jep kënaqësi.

Virgjeresha

Sot do të keni disa probleme me financat. Ju keni qenë duke pritur për të marrë disa para, nga një punë që keni bërë më parë. Në mbrëmje merrni kohën e duhur për të pasur qetësi.

Peshorja

Disa gjëra, do t’ju bëjnë të mendoheni, nëse doni të keni një marrëdhënie serioze me partnerin tuaj. Gjithashtu, do të keni ide, si të shtoni të ardhurat. Mos vendosni sot.

Akrepi

Sot disa gjëra do të ndikojnë në punë tuaj. Ju jeni një person aktiv, kështu që kjo mund të ndikojë në vetëbesimin dhe aftësinë për të bërë çfarë doni. Kaloni ditën duke pirë çaj.

Shigjetari

Partneri juaj, mund të ndihet pak xheloz për miqtë që keni ju. Ndoshta keni marrë ftesa, që përfshijnë vetëm ju dhe shoqërinë tuaj. Kështu do të afroheni më shumë me të dashurin tuaj.

Bricjapi

Ju do të doni të keni disa ditë pushim, që të kujdeseni për një projekt tuajin. Mund të mos kuptoheni me shokët tuaj. Pavarësisht nga këto, mirë është të jeni të përqendruar.

Ujori

Ju po mendoni për miqtë dhe anëtarët e familjes, që jetojnë larg. Gjithashtu do të ndiheni nostalgjik, pasi dëshironi t’i takoni. Ata do të ndihen mirë, nëse ju dëgjojnë zërin.

Peshqit

Sot do të keni një vonesë, në marrjen e fondeve. Në këtë mënyrë nuk mund të bëni investime, të blini prona, ose të kërkoni kredi. Kjo ditë do të kalojë, nesër do të bëhet më mirë.