Mediat kosovare bëjnë të ditur se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Kosovë pas orës 14:00.
Sipas raportimeve Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.
Eskorta e Vuçiç raportohet se po shoqërohet nga forcat policore të Kosovës me koordinim e KFOR dhe EULEX.
Lajmi se Vuçiç do të vizitonte sot (8 shator) Kosovën u konfirmua të premten.
“Unë nesër do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë,”-tha Vuçiç të premten.
Ai do zhvillojë vizitë dy ditore në Kosovë.
Të shtunën do të vizitojë Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicën e Veriut.
M.H