MENU
klinika

Data e zgjedhjeve

Meta konsultohet me aleatët e PD-së

12.06.2019 - 20:14

Ka zgjatur 40 minuta takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe krerëve të partive politike, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve.

Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Presidencës.

Në takimin e parë te Meta morën pjesë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD: Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule etj.

Në përfundim, aleatët e PD e cilësuan takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por pa dhënë shumë detaje.

Nga fotot, ata duken të qeshur e shpresëplotë për arritjen e një marrëveshje.

6 ditë më parë nga Kamza, pas një mbledhje mes tyre, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë kanë hedhur në tryezë idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj.

Ka gjasa që këtë ide ta ndajnë edhe me Presidentin.

Në daljen e djeshme për mediat, Presidenti Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.