12.06.2019 - 21:36
Mijëra pelegrinë i janë drejtuar sot Kishës së Shna Ndout në Laç për të kremtuar festën e këtij shenjti.
Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor.
Për mbarvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forcat e policisë dhe pushteti vendor.
Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.
Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.