MENU
klinika

Nga Tomë V. Gashi

Pa Shqipëri nuk ka liri!

13.06.2019 - 15:08

Dje në manifestimin e 20 vejtorin të çlirimit të Kosovës nuk vlejti ajo që të gjithë e themi “Pa Shqipëri nuk ka Kosovë”.

Këtë na e mohuan burrështetasit tanë duke folur para Presidentiti Bill Clinton, Sekretares Medeleine Albright, të cilët nuk i mundësuan një fjalë rasti Presidentiti të Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të cilët ishin në rradhen e njejtë të kontribuesve të çlirimit të Kosovës sëbashku me Presidentin amerikan, sekretaren e shtetit Amerikan dhe me Gjeneralin e luftës Wesley Clark të cilët po ashtu nuk i dhanë rastin që të flas, edhe pse ai ishte Gjenerali që i udhëheqi bombardimet e Amerikës dhe të NATO-së kundër Serbisë.

Dihet se pa ndihmen vllazërore të Shqipërisë vështirë se Kosova do të çlirohej ndonjëherë, Shqipëria i hapi kazermat ushtarake për pjesëtarët e UÇK-së , e furnizoj me armë Kosovën për vite të tëra.

Të gjithë ushtarët e UÇK-së nga Evropa dhe Amerika erdhen përmes Shqipërisë, dihet se Shqipëria i dha të gjitha kazermat dhe teriorin e saj NATO-s.

Ndoshta ende dikujt i kujtohet helikopterët më të sofistikuar të Amerikës “Apachi”, që ishin në Shqipëri duke u përgaditur që të hynin sëbashku me këmbësori për ta çliruar Kosovën, ndoshta ju kujtohet se Shqipëria na mbajti me bukë për muaj të tërë për mbi 500.000 të ikur nga gjenocidi serb.

Ndoshta për këto arsyeje por edhe shumë të tjera, Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dje thanë shumë fjalë të mira dhe pozitive për popullin shqiptar të Kosovës, por unë nuk i kam dëgjuar që thanë diçka pozitive për udhëheqësit e Kosovës.

Si duket jemi popull jo falenderues dhe harrojmë shpejt.

Pa Shqipëri nuk ka Kosovë, pa Shqipëri nuk ka liri.!