MENU
klinika

Kompromis me Kosovën?

Vuçiç: Do flas me bashkëpunëtorët e Trump

13.06.2019 - 16:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të vizitojë Serbinë, si dhe do të “përpiqet të flasë” për Kosovën me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit.

Ai tha se do të kërkojë mbështetjen për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Vuçiç i bëri këto komente kur u pyet për festimin në Kosovë të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, dhe deklaratën e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë në anën e Kosovës.

“Natyrisht që Amerika është në anën e Kosovës dhe do ta mbrojë atë. Këtë e bëjnë edhe Gjermania dhe vendet e tjera të Kuint-it, dhe për ne problemi është më i madh dhe më i vështirë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ky është një problem kyç për Serbinë, por se vendi do të vazhdojë të luftojë për interesat kombëtare.

“Qëllimi ynë është që Serbia të mos ketë armiq, dhe se me ata që dikur ishim, përpiqemi të kemi marrëdhënie normale dhe të balancuara”, tha Vuçiç.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kthehen në tryezën e bisedimeve duke deklaruar se zgjidhja më e mirë është njohja e ndërsjellë.

Ai, sërish porositi autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut.

Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!