Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se zgjedhjet pa opozitën do të konsideroheshin jo normale dhe do ta degradonin vendin në një regjim.
Në seancën e sotme plenare, Majko e cilësoi gabim dekretin e Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet dhe tha se është zgjedhur nga PS, pra produkt i maxhorancës.
“Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria dhe ngritjen e një qeverie tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtet në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës jashtë parlamentare është e një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në të qenë politike në krizë të sistemit.
Kriza politike është se opozita ka fokusuar politikën e saj me Edi Ramën. Në marrëdhënie me të opozita ka bërë një gabim, ky është nënvlerësimi i tij. Ta trajtosh atë si një politikan të dështuar dhe të shpallësh se me të nuk hyj në zgjedhje, ka një kontradiktë domethënëse. Si rregull përballë të dështuarit fitohen zgjedhjet”, tha Majko.
Duke folur për zgjedhjet pa opozitën, Pandeli Majko tha se nuk mund të konsiderohen normale por ia la përgjegjësinë opozitës.
“Shqipëria rrezikon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme. Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë.
Ky është gabimi i rëndë. Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negativ që po ndodh.
Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi. Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë”, deklaroi Majko.
Majko është një nga figurat më të vjetra të PS, ku ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ish-kryeministër etj.
Ai po tenton të krijojë një urë komunikimi mes mazhorances dhe opozites, pa lënë mënjanë edhe Presidencen.
A do jete Majko autori i pajtimit të ‘gjakrave’ mes klasës politike te vendit?