MENU
klinika

Flet zëdhënësja Kocijancic

KE i ‘mbyll gojën’ Holandës: Të hapen negociatat me Shqipërinë!

13.06.2019 - 17:14

Pas votimit në Parlamentin e Holandës i cili u shpreh kundër hapjes së negociatave me vendin tonë, Komisioni Europian vijon të jetë ‘Pro’ çeljes së negociatave.

Zëdhënsja e KE-së, Maja Kocijancic, është shprehur se qëndrimi i Presidentit Juncker, ishte i prerë edhe për rastin e Shqipërisë, dhe se kjo u tha qartë në konferencën me Kryeministrin Edi Rama:

“Raporti tregon se të dyja, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë treguar një vendosmëri të fortë për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Ata kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

Bazuar në këtë, Komisioni ka rekomanduar që Këshilli të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe tani i takon pikërisht Këshillit që të përcaktojë hapat e mëtejshëm. Do doja t’ju kujtoja gjitahshtu se cfarë tha Presidenti Junker kur takoi KM e Shqipërisë, pak ditë më parë, kur ishte ekstremisht i qartë se cfarë ai dhe Komisioni mendojnë”, u shpreh ajo.

Kocijancic nuk ka komentuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë qëndrimin e Holandës.

Gjithësesi, ajo theksoi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kudnër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas saj, kjo është një vendosmëri që është shprehur nga të gjithë vendet e rajonit dhe në këtë aspekt duhet të ketë rezultate më pozitive