Banka Botërore ka bërë një vlerësim të ecurisë së projektit të sigurisë së digave që ka vite që zbatohet me fokus tek hidrocentralet në kaskadën e Drinit.
Në raportin e saj BB ka nënvizuar se zbatimi konsiderohet i kënaqshëm ndërkohë që ka ndryshuar në anën pozitive progresin e përgjithshëm. Deri më tani sipas shifrave të dhëna në raport janë disbursuar 48 milionë dollarë nga kreditë që janë dhënë për këtë projekt.
Por si shfaqet situata në komponentë të ndryshëm të projektit?
“Punimet në njësinë e fundit të mbetur, numër 4 në hidrocentralin e Komanit janë finalizuar dhe kompletuar. Certifikata e kompletimit për këtë njësi u lëshua nga KESH në 4 mars 2019, me një sërë elementësh të tjerë në proces që pritet të finalizohen nga kontratori në linjë me angazhimet kontraktuale.
Pagesat e fundit të kontratës do të bëhen brenda vitit fiskal 2019 çka do të rrisë edhe nivelin e disbursimeve. Punimet rehabilituese elektromekanike për për hidrocentralin e Komanit më i madhi hidrocentral në Shqipëri u kompletua plotësisht në mars 2019”, vlerëson BB.
Nga ana tjetër i njëjti raport nënvizon se rinovimi dhe rehabilitimi i të gjithë njësive ka rritur fuqinë e hidrocentralit.
“Siguria e njësive është e lartë dhe përftimi nga operimi i kaskadës gjatë situatave të mira hidrike është domethënës si dhe eficenca(rrjedhjet e ujit janë eliminuar dhe vlerësohen në disa gigavat humbje energjie gjatë një viti është ulur në zero).
Pas mobilizimit fillestar dhe dizjenimin e projektit punët në rehabilitimin e portave të shkrimit kanë nisur në 10 prill 2019. Kontraktori është mobilizuar plotësisht në ekzekutimin e punimeve në dy hidrocentralet paralelisht.
Meqë punimet në rehabilitimin e portave shkarkuese tek të dy HEC-et janë në një fazë të hershme një vlerësim më i detajuar i gjendjes së tyre aktuale do të bëhet në korrik 2019. Sapo inspektimet fillestare të finalizohet KESH-it do ti duhet të përgatisë një plan të rifreskuar”, nënvizon raporti.
I njëjti detajon se janë tre kontrata aktive për asistencë teknike ku dy të parat janë me afat deri në fund të projektit dhe që lidhen me kontratën e inxhinierit të projektit dhe panelin e ekspertëve kurse ajo për Menaxhimin Financiar të KESH është në fazë zbatimi.
Dokumenti sjell në vëmendje edhe nismën e fundit të qeverisë për të miratuar vendimin mbi Bursën Shqiptare të Energjisë duke e cilësuar këtë si një hap para për sektorin.