MENU
klinika

Problemi kryesor që ka Shqipëria

Kryemadhi: Rama i ka mbyllur hesapet me Evropën!

13.06.2019 - 19:26

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur Komitetin Drejtues, ndërsa tha se problemi kryesor që ka sot Shqipëria është kapja e shtetit.

Sipas saj, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri, e cila t’i dojë dhe të punojë për të përmirësuar jetën e tyre.

Në fjalën e saj, e para e LSI-së theksoi se kryeministri Edi Rama ka mbyllur hesapet me Evropën.

Ajo u ndal edhe tek dekreti, i cili sipas Kryemadhit nuk ka asnjë rëndësi se kur do të mbahen zgjedhjet, por rëndësi ka standardi duke theksuar se Shqipëria duhet t’i japë fund njëherë e mirë “teatrit politike në 30 vitet e fundit”.

“Përballë nuk kemi një politikan, një kryeministër që lexon mbi të gjitha vullnetin e popullit të tij por kemi një të sëmurë patologjik.

Fatkeqësisht të gjitha gjërat në jetën e tij nuk i ka marrë për meritë, por me para, shantazh. Ka ardhur si rezultat i kompromisit. Të gjitha gjërat në jetën e tij i ka arritur nëpërmjet blerjes. Rilindja në 2013, bashkë me LSI morën 83 mandate, një Shqipëri që ishte anëtare e NATO-s, gati në marrjen e procesit të statusit kandidat. Mos harrojmë se PS nga 2010 deri në 2013, PS nuk votonte 3 ligje për marrjen e statusit për një anëtar qarku të Fierit.

Ky zotëri në më pak se 28 muaj ka shkatërruar të gjithë këtë proces. Shqipërisë po i kthehen vizat nga Holanda, e cila i ka propozuar këshillit Europian Franca dhe Zvicra ka nisur procesin ndërkohë. Holanda e ndau M. Veriut për të vijuar punën për çeljen e negociatave, ndërsa Shqipëria mbeti në vendnumëro.

Sot problemi kryesor që ka vendi është kapja e shtetit, krimi, droga, korrupsioni, mosfunksionimi i institucioneve. Një individ ka kapur të gjitha institucionet. Ajo çka du të them është se korrupsioni i Edi Ramës ka kaluar çdo përmasë. Shkojmë tek projekti tek unaza, i cili është kriminal dhe korruptiv, për shkak të vlerës dhe mënyrës se si është bërë projekti dhe falsifikimi i firmës dhe vulës amerikane. Kjo po na bëhet si një normalitet dhe si buka e ditës.

Më vjen çudi, në të gjithë historinë që ka, harron që ky luks, charterat dhe karficat e tij të artë në xhaketë nuk mund të mundin dot varfërinë e shqiptarëve. Varfërinë e shqiptarëve ka për ta mundur revolta popullore që do të jetë e frikshme për të. Ai e ka mbyll hesapin me Europën. Shqiptarët meritojnë një qeveri që t’i dojë dhe jo t’i shfrytëzojë. Për sa i përket dekretit, mos u merrni me to. Nuk ka rëndësi kur bëhen zgjedhjet, s’ka rendësi data por standardi. Boll më Shqipëria teatër”-tha Kryemadhi.