MENU
klinika

Ashpërsohen ligjet e emigracionit

Mijëra njerëz largohen nga Venezuela për në Peru

15.06.2019 - 10:40

Mijëra venezuelanë kanë nxitur të kalojnë në Peru, në një përpjekje për t’i shpëtuar ligjeve më të ashpra të migracionit.

Sipas ligjeve të reja të paraqitura të shtunën, Venezuelët duhet të kenë një pasaportë dhe vizë për të hyrë në Peru.

Autoritetet thonë se rreth 6,000 Venezuelanë kaluan vetëm nga Ekuadori fqinj të enjten, tri here më shumë se mesatarja ditore.

Rreth 4 milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela që nga viti 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.

Ekonomia e vendit ka rezultuar me papunësi të lartë dhe mungesë të ushqimit dhe ilaçeve dhe qindra mijëra njerëz thuhet se kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Më parë, qytetarëve që dëshironin të hynin në Peru kërkohej vetëm një letërnjoftim kombëtar.

Vendet e Amerikës Latine mbajnë shumicën dërrmuese të emigrantëve dhe refugjatëve nga Venezuela. Kolumbia ka më shume, 1.3 milionë, pasuar nga Peruja me 768.000, sipas shifrave të OKB.

Nën qeverinë e Nicolás Maduro, ekonomia ka rënë ndjeshëm dhe mungesat e ushqimit dhe ilaçeve janë përhapur.

Qeveria thotë se mungesat janë shkaktuar nga sanksionet amerikane. Opozita argumenton se ato janë rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit nga qeveritë e njëpasnjëshme socialiste.

Kriza u thellua në janar pasi Juan Guaido, kreu i Asamblesë Kombëtare, u deklarua president i përkohshëm, duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros vitin e kaluar ishte “i paligjshëm”.

Që atëherë është njohur nga më shumë se 50 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e Amerikës Latine. Por Maduro ka besnikërinë e shumicës së aleatëve ushtarakë dhe të rëndësishëm si Kina dhe Rusia.