15.06.2019 - 10:58
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të njësisë administrativë Kotë, Argjil Gjoka.
Ata janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj.
Të 3 autorët e vrasjes rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin.
Administratori Gjoka u vra pasditen e 11 qershorit sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryheshin disa punime.
Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Po kështu në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.