MENU
klinika

Historia e Renit me talasemi

Hekuri i tepërt mund të më ‘vriste’ zemrën!

15.06.2019 - 15:27

Emri im është Reni dhe unë kam lindur me talasemi, një çrregullim gjaku që kërkon transfuzion çdo javë për të më mbajtur të shëndetshëm dhe të gjallë.

Kur bëj transfusion, i gjithë procesi zgjat shtatë ose tetë orë, që do të thotë se duhet të bëj shumë “punë ” për ta përshtatur atë në orarin tim. Gjithashtu, në ditët e transfuzionit, më janë dhënë disa para-medikamente të cilat më bëjnë të bëhem shumë i përgjumur dhe më ndalojnë të ha siç duhet ose të kem fuqi të përballoj një ditë të tërë.

Ka shumë komplikime që lidhen me talaseminë, sidomos me mbingarkimin e hekurit që lidhet me transfuzionin, i cili kërkon një trajtim ditor të ilacit dhe nganjëherë mund të jetë e frikshme duke e ditur se hekuri i tepërt do të dëmtojë zemrën dhe mëlçinë nëse nuk mund ta nxjerr.

talasemi-konica.al
talasemi-konica.al

Por falë kujdesit profesional që marr nga mjekët me eksperiencë dhe njohuri, unë jam në gjendje të kem një jetë të rregullt dhe pothuajse normale si moshatarët e mi.

“Tani po studioj mikrobiologji në Universitetin e Shkencave; Unë dua të studioj mjekësi në mënyrë që të ndihmoj njerëzit, ashtu si të tjerët kanë qenë në gjendje të më ndihmojnë mua.

Qëllimi im është të studioj hematologjinë, duke u përqendruar në sëmundjet e gjakut. Përfundimisht, me të vërtetë do të dëshiroja të udhëtoja në botë dhe të trajtoj pacientët në vende ku çrregullimet e gjakut si talasemia janë veçanërisht të përhapura.”

“Ndihma ndaj të tjerëve është diçka që kam mësuar nga familja ime. Unë kurrë nuk do të kisha qenë në gjendje për të trajtuar të gjitha sfidat që lidhen me talaseminë, sikur të mos kisha një familje që ishte e gatshme të kërkonte informacionin që na duhej dhe kujdesin mjekësor që duhej të merrej me një çrregullim kaq të vështirë.

talasemi-konica.al
talasemi-konica.al

Dhe ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm të heqin dorë nga shumë gjëra, për të pasur më shumë kohë për t’u siguruar që unë të mund të qëndroj i shëndetshëm.

Tani shpresoj që një ditë të mund të ndihmoj të tjerët që përballen me sfida të vështira mjekësore. Unë mendoj se duke e ditur nga përvoja ime atë që duhet të kalojnë, do ta kem më të lehtë t’i ndihmoj më mirë”.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?