Në zonat ku kryeministri Rama zhvillon aktivitete elektorale opozita ka vijuar skenarin e bllokimit të rrugëve.
Përfaqësuesit e opozitës të mbështetur nga banorët e zonës kanë zhvilluar një protestë në aksin Korçë-Bilisht, ku janë përplasur me forcat e rendit.
Në mbështetje të protestuese janë edhe dy ish-deputetë të opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Ish-deputeti i PD, Salinaji është përplasur me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, të cilit i tha se është “servil i pushtetit dhe i tredhur nga krimi”.
Pjesë nga debati:
Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt, mos bëj të fortin me qytetarët…
Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë, por mua me njeh ndryshe…
Salianji-Lokës: Për personale të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe m’u drejto me respekt…