15.06.2019 - 20:06
Eurokomisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn ka zhvilluar sot një takim me kreun e qeverisë maqedonase Zoran Zaev.
Mësohet se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me datën e nisjes së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Kryeministri Zaev theksoi se data e fillimit të bisedimeve është shumë e rëndësishme sepse do të jetë motivim për vazhdimin e reformave.
‘Marrja e datës për qytetarët do jetë edhe një garancë për atë që kemi bërë gjatë këtyre dy viteve’, ka thënë Zaev në takim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Merkel në Shkup
“Maqedonasit duhet ta pranojnë marrëveshjen e emrit”
Përmbledhja ditore e rajonit
BE-ja me kërkesë specifike për dialogun Kosovë-Serbi
Dialogu Kosovë-Serbi