MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Elbasan, familjarët e protestuesve të arrestuar përpara policisë

15.06.2019 - 22:28

Edhe mbrëmjen e kësaj të shtune para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit u mblodhën dhe protestuan dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të PD si dhe familjarë të personave të arrestuar pas protestës dhe tentativës për bllokimin e lëvizjes së Eskortës që shoqëronte Kryeministrin në hyrje të qytetit të Librazhdit gjatë pasdites së mesjavës që po lëmë pas.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe e kanë cilësuar një të hapur ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kjo deklaroi ish deputeti i PD, Luçiano Boçi është një nga përpjekjet dëshpëruese të Edi Ramës për të qëndruar me forcë në pushtet.

Për situatën ka reaguar edhe Luciano Boçi, ish-deputet i PD.

Reagimi i Luciano Boçit:

Ai do ta kuptojë se ajo që i bënë demokratët e Librazhdit do t’i duket lule pas kësaj që do ti ndodhë në ditët në vijim. Gjatë këtyre viteve Edi Rama ai shpartalloi gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu ato në funksion të vetes duke kapur gjithçka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë, institucionet, për ta pasur më të lehtë që të frikësojë popullin dhe të sundojë padrejtësisht.

E gjithë kjo që po ndodh nuk po bën gjë tjetër, veçse po vërteton regjimin kriminal të Edi Ramës sepse Kryeministër nuk mund ti themi më një njeriu të tillë. Ky sundimtar mishëron të gjitha tiparet e atyre që drejtojnë sot në botë regjime autoritare me pushtet të përqëndruar vetëm në një dorë dhe grushti njerëzish të inkriminuar.

Me arrestimet e e fundit të Kryetarit PD Librazhd, ish deputetit Aurel Bylykbashi, drejtuesve të tjerë të PD në qarkun Elbasan, si dhe qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm, Edi Rama dëshmoi edhe njëherë se sa e urren Elbasanin, qytetarinë e tij, bindjet që kanë njerëzit për një shtet ndryshe nga ai i Edi Ramës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të pafajshëm nga qelitë e burgjeve të Edi Ramës.

Veprimet e fundit dëshmojnë se regjimi i tij është në përpëlitjet e fundit që tashmë e ka humbur arsyen dhe kontrollin dhe që është bërë i paparashikueshëm për fatet e popullit.

Shqipërisë po ia mbyllin derën me radhë vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse ëndrra e çdo shqiptari ka qenë familja e madhe evropiane. Dhe përgjegjës për këtë është Edi Rama.

Me gjithë përpjekjet dhe makinerinë shtetërore që ka vënë në dispozicion, ai nuk mund ta ndalë më zemërimin dhe revoltën popullore që po rritet çdo ditë. Uragani popullor do ta fshijë atë dhe shpurën e tij nga faqja e dheut. Bashkohuni me ne që ti japim fund kësaj çmendurie e cila rrezikon jetët tona, familjet, fëmijët tanë, të ardhmen tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në "sitë" resorti i Capajve

RENEA “zbarkon” në Elbasan