MENU
klinika

Flet ish-presidenti serb

“Vuçiç ua ka premtuar Kosovën ndërkombëtarëve”

16.06.2019 - 13:31

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë që ndërkombëtarët po kërkojnë nga opozita në Serbi të mos e shqetësojnë opinionin, sepse “Aleksandar Vuçiç ua ka premtuar Kosovën”.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic.rs”, Tadiç ka deklaruar se askush nuk mund të thotë se kur do të bëhet zgjidhja e problemit të Kosovës, por më e rëndësishme sipas tij është se si do të jetë kjo zgjidhje.

Ai ka thënë se po mundohet të gjejë një zgjidhje të krijimit të dy entiteteve në Kosovë dhe për dalje nga konflikti i ngrirë.

Tadiç ka sqaruar se kurrë nuk do të mbështeste një zgjidhje ta atyre “që me premtimin e servilizmit ndaj çështjes së Kosovës erdhën në pushtet dhe për të cilët ruajtja e interesave personale dhe pushtetit janë mbi ruajtjen e interesave kombëtare”.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Vuçiç për duel televiziv, sepse sipas tij, “është e domosdoshme që qytetarët e dinë të vërtetën e plotë, të cilën nuk e dinë, sepse i janë nënshtruar propagandës së pastrimit të trurit, e deri sa nuk e dinë të vërtetën, nuk mund të nxjerrin gjykim të drejtë”.