Me rritjen e temperatureve qindra vizitorë i janë drejtuar bregdetit shqiptar për tu relaksuar e për të pushuar në ditët e nxehta të fundjavës.
Ndërkohë turistë nga Italia, Amerikanë, Japonia si dhe nga Argjentina e Largët po pushojnë këto ditë në Himarë.
Qyteza buzë malit e plazhet buzë Jonit po tërheqin gjithëmonë e më shumë turistët e huaj.
Vizitorët ngelen mjaft të kënaqur nga riviera shqiptare dhe premtojnë se do të kthehen ta vizitojnë sërish.
“Jam nga SHBA dhe më pëlqen këtu. Natyra dhe deti janë të bukur. Më herët kam vizituar Tiranën, Durrësin dhe Alpet shqiptare.”, tregon njëri prej turistëve.
Ndërkohë, bizneset dhe banorët e zonës presin që turistët të shtohen. Kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se vit pas viti numri i pueshuesve shënon rritje me 10 %, ndërsa biznesi i është përgjigjur me përmirësim të shërbimit.
Himara cilësohet një nga perlat turistike të vendit, ndërsa veç detit, malit e kulinarisë, ofron edhe turizmin kulturor