MENU
klinika

Detajet

Korçë/ Sulmohet me kaçavidë 67-vjeçari, agresori arratiset

16.06.2019 - 21:50

Një 67-vjeçar është goditur brutalisht disa herë me kaçavidë në qytetin e Korçës.

Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Në lagjen nr 3 në Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.