Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë.
Një 51-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në periferi të Athinës në Koridallos.
Shqiptari punonte si roje në një kompani transporti në rrugën Dervenakion.
Familja e shqiptari hedh dyshimet se i afërmi i tyre ka rënë pre e vjedhjes.
Dyshohet se autorët e lidhën atë e më pas e kanë goditur për vdekje.
Viktima në orën 2:40 të mëngjesit të sotëm kishte komunikuar edhe me vajzën e tij duke i thënë se kishte qenë viktimë e vjedhjes.
Vajza ka shkuar në vendin e ngjarrjes dhe e ka gjetur të atin të lidhur dhe të goditur.
51-vjeçari u dërgua me ambulancë në spital në Atiko ku më pas edhe vdiq.
Shkaqet e vdekjes pritet të qartësohen nga mjeku ligjor dhe autoritet vendore kanë marrë përsipër hetimin paraprak të rastit.