MENU
klinika

Masakra e Matit

Vrau 3 zyrtarë/ Burg përjetë për Kujtim Koxhën

17.06.2019 - 15:48

Gjykata e Matit vendosi të dënojë ne burgim të përjetshëm i cili ekzekutoi në Fshatin Shëlli 3 zyrtarë të kësaj bashkie.

Në 11 tetor 2018 Kujtim Koxha vrau 3 persona në fshatin Shëlli. Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.

I gjithë sherri ndodhi në lokalin e fshatit, për një rrugë të pashtruar ku Koxha ishte ofenduar nga zyrtarët.

Pas kësaj, ai ka ikur në banesë, nga ku u kthye me armë dhe kreu masakrën me 3 të vdekur e 1 të plagosur.

Autori i masakrës, pasi u konfliktua me punonjësit e Bashkisë, ka shkuar në banesë dhe ka marrë një armë tip automatik.

Koxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të personave që ishin në lokal për drekë, duke vrarë 3 dhe plagosur njërin prej tyre. Ai u largua nga vendngjarja, por u kap më vonë nga policia.

“Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë. Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal. Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje”, njoftoi policia.