Përgjim 16/ “Si ta konfirmoj” votuesi pyet pasi ka shitur votën
Në përgjimin e fundit të publikuar nga Bild, gazetari shkruan në videon e transkriptuar, se është e konfirmuar blerja e votës. Në videon e 16-të të publikuar nga Peter Tiede, rezulton biseda e Bekim Krashit me një prej votuesve në Dibër. Votuesi duket se e ka shitur votën e tij për partinë socialiste dhe në bisedë pyet personin që e ka paguar atë në këtë rast, Bekim Krashin se cfarë shenje duhet të vendosë në fletën e votimit që ata ta kuptojnë.
Votuesi: C’kemi?
Bekim Krashi: Mirë, si je ti a je lodh ?
Votuesi: Hic mire
Bekim Krashi: Hë?
Votuesi: Si do të votojmë ne mo burrë?
Bekim Krashi: Si ?
Votuesi: Si do të votojmë. Drini jam
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini mor jam or ti
Bekim Krashi: Njishi, njishi.. Drini
Votuesi: Po me ca do votojmë or burrë, Si ta konfirmojmë ty votën?
Bekim Krashi: Bëj një vizë edhe kaq, se do vi unë e të takoj nga afër.
Përgjim 14/ Gjiknuri-biznesmenit:Kush u mor me transport parash?
Gazeta gjermane “Bild” vazhdon me publikimin e përgjimeve për shit-blerje të votave në Dibër.
Ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste.
Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.
Biseda e përgjuar:
Bekim Krashi: Po shef.
Damian Gjiknuri: O Bekim, dëgjo këtu, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.
Bekim Krashi: Ne me thënë të drejtën nuk jemi mbështet aq sa duhet, por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.
Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.
Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.
Përgjim 13/Drejtori i Arsimit Dibër presion qytetarit: Votat i dua haptazi
Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar një sërë përgjimesh një lidhje me pazaret elektorale për zgjedhjet e 2017 në Dibër.
Në përgjimin numër trembëdhjetë drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati dhe e pyet se a ka votuar. Qytetari me emrin Lavdrim Murati i thotë se ende nuk ka votuar me arsyetimin që të lirohet pak radha në qendrën e votimit.
Përgjimi nr 13:
Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Murati: Po.
Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.
Murati: Urdhëro.
Gjeci: A ke votuar?
Murati: Jo akoma.
Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Gjeci: Çfarë radhe?
Murati: Radha or ti.
Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Murati: Ça flet o Drejtor?
Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.
Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.
Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.
Murati: Në rregull.
Përgjimi 12/ Drejtori i Arsimit kërcënon: Voto hapur ose ik nga puna
Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.
Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
Përgjim 11/ “Tregoji ku fluturon të hënën” biseda e Pjerin Ndreut
Në përgjimet e publikuara nga gazetari gjermanr, Peter Tiede rezulton edhe biseda mes ish-deputetit Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës, me Drini Gjecin drejtor i Arsmit në qarkun e Dibrës.
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes
Drini Gjeçi: Mirëmëngjes
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?
Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë.
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reshat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të
Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.
Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.
Përgjimi 10/ “Do të çoj disa çuna” Gjiknuri telefonon Arben Keshin
Janë 16 përgjimet e publikuar sot nga gazetari gjerman Peter Tiede, lidhur me shit blerjen e votës gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Në përgjimin e mëposhtëm është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i cili flet me ish-ministrin Damian Gjiknuri.
Gjiknuri i thotë Arben Keshit se do t’i çojë tek qendra votimi disa djem problematik që t’i ketë për çdo rast.
Damian Gjiknuri: Ca bohet? Nai merak nai gjo?
Arben Keshi: Duhet të vijnë këto deputetët
Damian Gjiknuri: Do vijnë do vijnë, si duket do flejnë icik se kanë qenë gjithë natën aty.
Arben Keshi: Edhe unë skam fjet gjithë natën
Damian Gjiknuri: E di me e di. Do vijnë tani.
Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra. Vëzhguesit e atyre janë nga rrethet.
Damian Gjiknuri: E di ashtu i kanë marrë ato. S’kanë besim tek të vetët. Nejse unë do të çoj disa çuna të jenë aty. Ti kesh aty, do vijnë ke shtabi jot. Mos të dalin shumë ata se janë nga ata tipat problematikë, por të jenë aty për çdo rast.
Përgjim 9/Arben Keshi me shefin e komisariatit Kamzë: Ia hodhën …
Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të shit-blerjes së votave në zonën e Dibrës.
Në përgjimin numër 9 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.
Biseda e përgjuar:
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.
Përgjimi 8/ Shefi i komisariatit në Kamëz: Mziu ka nis 450 njerëz
Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të reja për pazaret elektorale gjatë zgjedhjeve të 2017. Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme.
Përgjimi nr.8:
Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si është t’u shku
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kanë me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reçi, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: Po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet
Arben Keshi: Jo, jo nuk kanë ça me bo
Sali Skura: Hajt të uroj fitore
Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?
Sali Skura: Mirë Beni, suksese dhe me fitore!
Përgjim 7/ Biseda me kreun e arsimit Dibër: Merri gjithë mësuesit…
Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatën e drejtorit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër. Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër rë telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë, drejtore e mësues.
Arben Keshi: Hë mo si je
Drini Gjeci: Mirë, si je ti?
Arben Keshi: Mirë, si shkove ti? A je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ia con ti
Arben Keshi: Mirë ashtu mirë, hë mo si është puna andej or ti?
Drini Gjeci: Po mirë duket mo, mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej ?
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: S”Ka shumë e mirë
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: C’ka ke bo ti?
Drini Gjeci: Hiç lëvizje e madhe këtej,
Arben Keshi: Joo
Drini Gjeci: Po Po, mirë duket eee
Arben Keshi: Po
Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu kanë met po ato drejtorët ..
Arben Keshi: Vallaj Merri në telefon një nga një merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, diten e hene keni per te shku per lesh. Të marrin një nga një, do më raportoni për kë keni marr në telefon thuj. Merri një herë se tu flejt gjumë, me Gzimin e me Arjanin me ato shof unë.
Drini Gjeci: Ok, Po ca ti them unë tashti sepse Haxhiqimes dhe asaj tjetrës gra janë ato, hale ..
Arben Keshi: Or gra, burra ca të jenë do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru aty, sipas listës i keni pru aty. Nëse nuk dun, p.. s’ëms se ua kam q.. robt
Drini Gjeci: Mos i mërzit, unë do t’i marr ato tani
Arben Keshi: Mirë
Përgjimi 6/Arben Keshi në përgjime: Xhevati thotë mbaro punë…
Gazetari i gazetës gjermane “Bild” Pieter Tiede paralajmëroi se do të dalin përgjime sesi janë vjedhur votat në Dibër.
Gazeta gjermane ka publikuar disa video me përgjime. Në videon numër 6 dëgjohet Arben Keshi, zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme, i cili flet me një person me numrin e telefonit 0686913636.
Keshi duket se flet me këtë person për blerje votash. Aty dëgjohet sesi dikush ka ardhur me dajën e tij, ndërsa përmendet edhe një person me emrin Xhevat.
Biseda e përgjuar:
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.
Numri 0686913636: Ah, dëgjo.
Aben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.
Arben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet
Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën
Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: A mbarove
Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…
Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.
Numri 0686913636: Ok.
Përgjimi 5/“I ke dhënë gjë”, Xhabiri ankohet se nuk ka marrë lekët
Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të reja për pzaret elektorale gjatë zgjedhjeve të 2017. Në përgjimin e pestë shfaqet dialogu në mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ndërsa njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.
Një qytetar ((Xhabiri) i ankohet Arben Keshit se nuk ka marrë lekët. Nga ana tjetër, personi që është ngarkuar me detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për t’u ballafaquar.
Përgjimi i pestë:
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burrë. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dytë:
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.
Përgjimi 3/ “Nuk do 30”, Arben Keshi: Le të shkojnë tek PD
Ashtu siç paralajmëroi, gazetari gjerman Pieter Tiede publikoi përgjime të tjera sot pasdite. Gazeta gjermane “Bild” ka botuar disa përgjime që tregojnë sipas saj, vjedhjen e votave në Dibër.
Zyrtari Arben Keshi, drejtor pranë Ministrisë së Brendshme flet me një person me numrin e telefonit 0685922860 dhe ata së bashku shihen tek bëjnë pazar për blerje votash.
Në një moment, personi që ka numrin e telefonit me në fund 860 i thotë Keshit se një votues nuk pranoi të shesë votën për 30 mijë lekë të vjetra. Ndërsa, përgjigja e tij është “të shkojë te PD”.
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.
Përgjimi 2/ Arben Keshi telefonon Artan Gaci: E ka kopsitur
Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë, ku drejtori i Ministrisë së Brendshme , Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes , Olta Xhacka.
Në bisedë e sipër, Gaci vlerëson drejtorin e Ministrisë së Brendshme teksa i thotë se shefi i madh e ka vlerësuar punë e tij me superlativa. Siç shton mes tjerash Gaci, kryeministri i kishte treguar se e ka kopsitur zonën e Maqellares.
Përgjimi numër dy. Biseda mes Arben Keshit dhe Artan Gacit:
Arben Keshi: Mirëmëngjes
Artan Gaçi: Mirëmëngjes, c’a bërë
Arben Keshi: Si je ti?
Artan Gaçi: Mirë ja pimë një kafe me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Jo nga ai, unë po e po por nga ai. Më tregoi historinë e 2011-ës dhe gjithë stafit. I ke pikët maksimale
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet se ngela…. u bënë tre vjet
Artan Gaçi: Vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vinte ty.Ai është tha personi. E ka kopsitur tha, e ka bo, komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha por ashtu ndodhën ca me kutitë tha.
Arben Keshi: Hajt mo ca të bësh ashtu ka qenë shkrujt
Artan Gaçi: Merita e Benit tha
Arben Keshi: Rrofsh shumë faleminderit
Artan Gaçi: Desha me ta thonë, kur të vish në Tiranë lidhemi
Arben Keshi: Mirë faleminderit…