MENU
klinika

Kryeministri reagon sërisht

Përgjimet e BILD/ Rama nxjerr faktet!

17.06.2019 - 17:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht për përgjimet e publikuara nga gazetari gjerman i Bild Peter Tiede.

Rama ka publikuar vetë një pjesë të përgjimit, që e cilëson një skandal të turpshëm të gatuar nga shërbëtori i ish-kryeministrit Berisha në prokurori.

Sipas Ramës Arben Keshi nuk ka punuar në polici në atë kohë por ka qenë kandidat për komunën Maqellarë.

Sipas Bild, Arben Keshi është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, që ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve, por ai nuk është i vetëm në skemën kriminale.

Pikërisht Keshi ka qenë personi i përgjuar nga prokuroria dhe më pas janë interceptuar edhe bisedat e tjera.

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vettingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN