MENU
klinika

Deklarata e Kryeministrit

Rama: Me gazetarin e “BILD” shihemi në Gjykatën gjermane!

17.06.2019 - 18:13

Kryeministri Edi Rama është nervozuar me gazetarin Pieter Tiede i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane “BILD”

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama bën me dije se do të çojë në gjykatën gjermane gazetarin e “BILD”, Pieter Tiede.

Pasi Tiede shkroi në Facebook se Rama nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur, kryeministri shqiptar thotë se do e çojë në gjykatat gjermane, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama.