MENU
klinika

Sulme politike

Lobimi/ Ristani: Nuk ka prova, po bëjnë pis PD-në

18.06.2019 - 15:58

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani pas paraqitjes në Prokurori ka folur për mediat, ku tha se ky organ nuk ka asnjë provë që të implikojë atë në çështjen, për të cilat janë ngritur akuzat.

Ai tha se ky proces është i iniciuar politikisht dhe ka për qëllim për të bërë pis Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ish-funksionari i selisë blu tha se organi i akuzës nuk i ka paraqitur atij asnjë provë që të implikojnë Ristanin në transaksionet financiare në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ai edhe njëherë shtoi faktin se akuzat dhe ftesat e zyrtarëve të PD-së në Prokurori janë thjesht “sulme politike”.

“Qeverisë kriminale po i vjen fundi. Dhashë deklaratën time, unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuza është e iniciuar nga ana politike.

Nuk ka prova. Ska asnjë dokument. Tani kjo nuk ka rëndësi, pasi ju jeni për thelbin e çështjes. U paraqita mbi bazën e ftesës së prokurorisë. U kërkova prova, por ju siguroj se nuk ka asnjë provë që sekretari ka nxjerrë vendime me firmë.

Nuk kam asnjë bisedë telefonike që ka të bëjë me dhënie apo bërje pagesash. Nuk kam asnjë dijeni për marrje apo bërje pagese.

Çështja është e nxitur politikisht, për të bërë pis edhe PD-në. Në këtë godinë të drejtësisë ka akoma njerëz të ndërgjegjshëm, të aftë që mund të vendoset drejtësi në këtë vend.

Nuk kam asnjë dokumentacion, asnjë bisedë, brenda dhe jashtë vendit. E gjithë cështja ka qëllim tjetër, e nixitur politikisht. Jam njohur me akuzën. Nuk më njohën me asnjë dokumentacion. Po fluturojnë në ajër dhe janë të motivuar politikisht”-tha Ristani.