Çfarë është djersa?
Djersitja është ndjenja e lagësht në lëkurën tonë kur është nxehtë jashtë ose kur ne kemi punuar shumë. Nga ana tjetër, ka shumë gjëra mbi djersën që ju ndoshta nuk i dini ende.
A e dini se të gjithë kanë rreth 2-4 milionë gjëndra djerse? A e dini pse pritja për një intervistë për punë i bën duart tuaja të djersitura? A e dini se edhe kur nuk jeni në dijeni të kësaj, trupi juaj djersitet pak?
Stërvitja
Kur stërviteni, trupi juaj nxehet shpejt. Kjo ndodh sepse kontraktimi i muskujve tuaj kërkon një reagim kimik dhe jo e gjithë energjia e prodhuar për të kontraktuar një muskul, përdoret për të tërhequr atë muskul. Pjesa tjetër e saj ikën si nxehtësi trupore.
Nëpërmjet këtij kombinimi të reaksioneve, ne nxehemi shpejt ndërsa i vendosim trupat tanë përmes lëvizjeve të stërvitjes. E gjithë kjo nxehtësi duhet të dalë që të mos rrezikojmë të nxehemi shumë. Njerëzit kanë tendencë të djersijnë kur stërviten shumë.
Për të shmangur dehidratimin, sigurohuni që të pini shumë ujë.
Zemërimi
Kur ju nevrikoseni vërtet shumë, gjëja e fundit në mendjen tuaj është ndoshta djersa. Por të gjithë të tjerët e shohin.
Zemërimi shkakton reagimin tuaj ndaj stresit. Hormonet çlirohen duke shkaktuar rritjen e ritmit të zemrës suaj, frymëmarrja juaj thellohet dhe ju filloni të bëheni me djersë.
Gjithkush ndonjëherë zemërohet. Por për disa, zemërimi është një problem i vazhdueshëm. Ka disa trajtime që mund t’i përdorni për të ndihmuar në menaxhimin më të mirë të zemërimit tuaj.
Mbani një ditar dhe referojuni atij për të zbuluar se çfarë ju ka bërë që të nevrikoseni.
Kur ju zemëroheni, kaloni kohë në një vend të qetë për të marrë frymë thellë dhe për të punuar me ndjenjat tuaja.
Mësoni t’i drejtoheni njerëzve me mirësjellje dhe edukatë kur i’u zemërojnë. Kërkoni ndihmën e të tjerëve që mund t’iu ndihmojnë kur jeni të zemëruar. Dhe mos harroni të qeshni, humori mund të jetë një trajtim i madh për zemërimin!
Stresi dhe ankthi
Ankthi është i pashmangshëm, por kur bëhet i zgjatur dhe madje kronik duhen marrë masa për të reduktuar ankthin tuaj.
Një trajtim për reduktimin e ankthit përfshin relaksim të kujdesshëm. Për të aplikuar këtë trajtim në jetën tuaj, caktoni 20 minuta pa ndërprerje çdo ditë. Shkoni në një vend të qetë (pa televizor). Pushoni në një pozicion të rehatshëm, qoftë në shtrat, karrige ose në dysheme.
Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj. Ndërsa mendimet stresuese vijnë në mendjen tuaj, lërini. Mësoni t’i lini ato të kalojnë brenda dhe jashtë pa iu bashkëngjitur mendimeve tuaja stresuese. Ky trajtim mund t’iu ndihmojë të lehtësoni ankthin në jetën tuaj.
Gripi dhe sëmundje të tjera
Ndonjëherë djersitja është një simptomë e një problemi më të madh shëndetësor. Njerëzit me grip shpesh fillojnë të kenë djersitje të tepruar, ndërkohë që gripi përkeqësohet dhe trupat e tyre fillojnë të freskohen.
Djersitja mund të jetë një simptomë e disa sëmundjeve të tjera, duke përfshirë edhe anginën (dhimbje gjoksi të lidhura me zemrën), atak në zemër, hipertiroidisëm, diabet dhe infeksione. Ndonjëherë djersitjet e natës vijnë nga infeksione të tilla si HIV ose disa lloje të kancerit.
Nëse keni djersitje të tepërt dhe mendoni se mund të jetë një problem, kontaktoni mjekun tuaj.
Kafe dhe burime të tjera të kafeinës
Kafeina është një nxitës. Ajo stimulon sistemin nervor qendror dhe palcën kurrizore. Kjo e bën këtë duke shkaktuar çlirimin e adrenalinës.
Kafeja është një nga burimet më të mëdha të kafeinës dhe shumë njerëz pëlqejnë ta pinë atë çdo ditë. Siç e dini deri tani, kur trupi është i nxitur-qoftë nga zemërimi, stresi ose në këtë rast kafeina, djersitja e tepruar ka të ngjarë të fillojë.
Nëse kjo është duke u bërë një problem për ju, merrni parasysh uljen e sasisë së kafes që pini.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante e gënjejnë trupin tuaj, duke e bërë atë të mendojë se ushqimi është më i nxehtë se sa është në të vërtetë. Kjo do të shkaktojë djersitje. Pra, ushqimi pikant nuk mund të jetë ideja më e mirë për një takim ose përpara një interviste për punë.
Pirja e alkoolit
Kur pini, çfarëdo alkooli shtesë që nuk mund të përpunohet nga veshkat tuaja grumbullohet në gjak. Alkooli zgjeron enët e gjakut afër sipërfaqes së lëkurës tuaj dhe kjo çon në djersitje.
Kur keni djersitje të tepruar pasi keni pirë vetëm pak alkool, mund të keni jotolerancë.
Tërheqja nga varësia e alkoolit gjithashtu mund të çojë në djersitje.
Pirja e duhanit
Kjo nuk mund të jetë arsyeja më e rëndësishme për të lënë duhanin, por shtojeni në listë: pirja e duhanit ju bën të djersisni. Kur pini duhan, nikotina liron acetilkolinën, një kimik që çon në episode djersitjeje. Pirja e duhanit gjithashtu rrit temperaturën e trupit, gjë që gjithashtu kontribuon në djersitje.
Ashtu si alkooli, kur fillon pirjen e duhanit, ju gjithashtu tentoni të përkeqësoheni më shumë. Por një djersitje e vogël nuk është asgjë në krahasim me përfitimet shëndetësore të cilat përfshijnë perspektivën e një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Efekti anësor i medikamenteve
Disa ilaçe të dizajnuara për të përmirësuar shëndetin tuaj gjithashtu mund t’iu bëjnë të djersisni. Nëse vëreni se lëkura juaj bëhet e lagur pas fillimit të një ilaçi të ri merrni parasysh nëse keni marrë një nga këto:
1. Ilaçe kundër depresionit;
2. Drogat anti-inflamatore nonsteroidal (NSAIDs) duke përfshirë aspirinë dhe ibuprofen;
3. Medikamente të presionit të gjakut;
4. Trajtime të kancerit.
Të biesh në dashuri
A ju bën dikush të ndiheni të dobët në gjunjë? A ndjeni flutura në stomak? Zemra juaj rreh më shpejt? Ndoshta është më pak romantike, por dashuria i’u bën të djersisni gjithashtu.
Shtatzënia
Nëse jeni të nxehtë ndërsa ju jeni zgjuar ose keni djersitje natën ndërsa fle, shtatzënia mund të jetë një shkak i djersitjes. Ajo mund të lërë çarçafet tuaja të lagur me djersë që dy javët e para të shtatzënisë edhe pse kjo nuk ndodh tek të gjitha gratë shtatzëna.