Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede ka publikuar 10 përgjime të reja të dosjes 184 që flasin për blerjen e votave në Dibër.
Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave.
Përgjimi 1
Në video përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Damian Gjiknurin.
Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër.
Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri.
Në përgjimin numër tre shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.
Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.
Përgjimi 2
Në video përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.
Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar.
Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.
Përgjimi 3
Në përgjimin numër tre shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.
Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.
- Biseda e plotë:
Shefi i Policisë: O shoku im, si je?
Xhemal Qefalia: Jam ul në një tavolinë. Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?
Shefi i Policisë: Po
Qefalia: Ok, hajd ciao
Shefi i Policisë: Kush të thotë ty?
Qefalia: Jemi këtu me kryeministrin e ministrat
Shefi i Policisë: Jo, unë ju garantoj llaf sa tju dojë qejfi
Qefalia: Se do sjellim Arben Keshin aty, çfarë mendon?
Shefi i Policisë: Mirë
Qefalia: Të betohem. Do një foto nga tavolina?
Qefalia: Pse e mbylle? Prit të ta qis pak ministrin (Tahirin)
I flet Tahirit: Foli içik këtij shefit të komisariatit.
Saimir Tahiri: Alo o Bert! Mirëmbrëma, si je? Ç’është kjo? Më kalon telefonin Xhemali për të të falenderuar ty?! Nuk shkon kjo
Shefi i Policisë: Jooo
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon
Shefi i Policisë: Sinqerisht më ka gënjyer
Saimir Tahiri: Megjithat faleminderit shumë për angazhimin. Je gjigand!
Shefi i Policisë: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Edhe mos e rruaj k… ça thonë ata legena.
Shefi i Policisë: Unë jam ushtari jot
Saimir Tahiri: Hajde vlla
Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak
Ulsi Manja: Ku je o vlla?
Shefi i Policisë: Si ja çon ti?
Ulsi Manja: Me kryeministrin…
Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku içik andej…
Ulsi Manja: Ku?
Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru
Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë
Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef
Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.
Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni
Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës
Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef
Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im
Ulsi Manja: Mirë, mirë
Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim
Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k…
Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k… A do ti flasësh Ramës?
Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.
Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën
Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem
Qefalia: Hajde vllai çiao
Shefi i Policisë: Hajd gjithë të mirat
Përgjimi 4
Në video përgjimin numër 4 është shfaqet duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën.
Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala.
‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.
Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).
- Biseda e plotë:
Imer Lala: Hë mor zotëri
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde, se mbaroi
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.
Përgjimi 5
Në video përgjimin numër 5 të publikuar nga gazeta “Bild”, Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë me vete një njeri me “BENZ”,i cili thuhet se është i infiltruar. Aty është filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.
Gjthashtu Fiksi ka filmuar edhe format se si po bliheshin votat në Dibër.
- Biseda e plotë:
Ymer Lala flet në telefon me nipin, Elio Lala
Elio Lala: O xhaxha
Ymer Lala: He mer
Elio Lala: A po pushosh ee
Imer Lala: Po
Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.
Imer Lala: hhh
Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos
Imer Lala: Po ik e takoje njëherë
Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit
Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo
Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k..”
Qeke lodh pak
Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio
Elio Lala: Ku
Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë
Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy
Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee
Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër
Imer Lala: Nga ishte ky majmun
Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.
Imer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?
Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të….
Përgjimi 6
Në video përgjimin që mban numrin 6 Imer Lala, që Bild e cilëson si “bosin e mafias” bisedon me një person të panjohur.
Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun.
Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për ti thënë disa fjalë.
Përgjimi 7
Në përgjimin numër shtatë Imer Lala bisedon me Arditin, ndërsa ky i fundit i drejtohet atij nëse Basri Veseli ka marrë gjë apo jo. Lala i thotë se në zonën ku ndodhet ai gjithçka është në rregull.
- Pjesë nga biseda:
Imer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Imer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Imer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë
Imer Lala: Si s’ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë
Imer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Imer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Imer Lala: Huh?
I panjohur: Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Imer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur: Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.
Imer Lala: E po e shof në televizor
I panjohur: Ishin nja 4 a 5
Përgjimi 8
Përgjimi që mban numrin 8 dhe që është publikuar nga “Bild” tregon një bisedë mes Imer Lalës të cilësuar si “bos i mafias” dhe një numri të panjohur. Ky i fundit i kërkon leje Lalës që t’i kthejë kartat e identitetit një votuesi, që është paguar nga Lala për t’i dhënë votën socialistëve.
“Mbledhja e kartave të identitetit ishte një nga mënyrat se si vidhej vota në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër”, thekson “Bild”
Numri 0682300268: Vëlla
Imer Lala: Çfarë bone?
Numri 0682300268: Shefki Gjurra, a t’ja jap ato kartat apo të mos ia jap?
Imer Lala: Jepja, jepja
Numri 0682300268: Mirë, ok
Imer Lala: Kunatit me gruan, se ai vetë nuk është këtu
Numri 0682300268: Kam mbaruar punë me të, unë po a t’ja jap kartën
Imer Lala: Jepja, jepja
Përgjimi 9
Në një prej përgjimeve që mban numrin 9, ish ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave e takimin me strukturat në Dibër.
Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: Aje tuj ardh 5 minuta? Si e ke punën?
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala: Po thashë e pimë kafen, po kam mbledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin e tendave…
Damian Gjiknuri: Tek kioska jeni..aty te lokali jot?
Imer Lala: E mos u vono të lutem
Damian Gjiknuri: Ok
Përgjimi 10
Në audio përgjimin numër 10 shfaqen tre biseda të Imer Lalës, ku u tregon bashkëbiseduesve se ka një takim në një zyrë të madhe.
Biseda e parë e Lalës zhvillohet me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzë, ndërsa e treta me një të panjohur, një zë mashkulli. Ai në fund tregon se është takuar me të madhin, që sipas gazetës “Bild” është kryeministri, Edi Rama.
- Biseda nr.1
Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?
Grua: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje
Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd
- Biseda nr. 2
Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë
Vajzë: Eh, kuptoj
Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
- Biseda nr. 3
Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola
Imer Lala: Isha me Qifin më parë
I panjohur: Uhuh
Imer Lala: Ti mos e rruaj leshin për asgjë
I panjohur: Unë?
Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot