Në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, kryeministri Edi Rama komentoi përgjimet e publikuara lidhur me shit blerjen e votës.
Vetëm pak pasi gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi të tjera biseda të përgjuara lidhur me skemën e blerjes së votës në zgjedhjet vendore në Dibër, Rama i konsideroi përgjimet një lojë të rrezikshme.
“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to.
Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk.
Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama.