19.06.2019 - 22:26
Një person është arrestuar me dyshimin e vrasjes nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën nga përplasja e avionit.
Sulmuesi, i cili kishte firmosur me Cardiff, është vrarë në atë përplasje bashkë me pilotin David Ibbotson.
Një zëdhënës i policisë së Dorset tha se një 64-vjeçar nga North Yorkshire është arrestuar teksa investigimet vazhdojnë.
Policia gjithashtu ka shtuar se familjet e dy viktimave janë informuar. Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff më 21 janar kur aeroplani humbi kontakte me kontrollin e trafikut ajror në veri të Guernsey.
Trupi i tij është gjetur në shkurt, ndërsa ai i pilotit jo.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuza nga Argjentina
“Emiliano Sala është vrarë, ai u la vetëm”
Vdekja e tij mund të ishte evituar