MENU
klinika

Përgjimet e "Bild"

“Rama timonier”/ Basha: PS ka vjedhur gjithë zgjedhjet!

20.06.2019 - 15:36

Në një dalje për mediat, pasi e përditshmja Bild publikoi përgjime të tjera nga skema e blerjes së votës në Dibër, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se praktikisht të gjitha zgjedhjet e organizuara nga PS janë vjedhur.

Basha foli për aleancën krim-rilindje, që sikundër u shpreh ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për vjedhjen e votave.

“Praktikisht janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Rama në të gjithë venditn. Ky është përfundimi që i madh e i vogël nxjerr nga përgjimet e Bild. Na kanë dëshmuar në detaje skemën e metodat e kësaj vjedhje. Kupola e PS nuk ka bërë asnjë dallim.

Kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, me vrasës, grabitës. Kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur cdo mjet të paligjshëm për të vjedhur votën. Kanë blerë vota me para në dorë, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur cdo mjet është përdorur pa asnjë kufizim.

Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild, është aleanca krim rilindje ka përdorur gjithë administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtues në punonjës.

Në vjedhjen e zgjedhjeve aleanca krim rilindje ka përfshirë të gjitha nivelet partiake e shtetërore. Mbi të gjitha Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Cdo gjë është bërë me diktimin e tij. Është Rama që ka bërë bashkë këtë lukuni personazhesh” -u shpreh Basha.

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”