Ka nisur me tensione dhe incidente protesta marshim e opozitës në Shkodër.
Qytetarët kanë dashur të marshojnë drejt sheshit ku Rama do të mbajë takimin elektoral, por policia ka bllokuar rrugën. Protestuesit kanë tentuar disa herë ta çajnë kordonin policor.
Mësohet se thirrjeve “Rama ik” të qytetarëve policia i është përgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës. Raportohet gjithashtu se njërit prej protestuesve të opozitës i ka rënë të fikët në shesh.
Bëhet me dije se qytetarët janë irrituar, ndërsa i janë përgjigjur me gurë policisë.
Protesta e tyre zhvillohet teksa pritet që kryeministri Rama të shkojë në Shkodër për miting. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk i ka dhënë leje për miting, por pavarësisht kësaj ai pritet të jetë atje pas 30 minutash.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi foli nga qyteti verior, pas protestave masive të qytetarëve kundër policisë.
Ademi tha se Shkodra nuk mund të lejojë një pushtet të krimit që ta uzurpojë. Ajo shtoi se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, përkundër masarës që zhvillohet, sipas saj në qytet.
“Nuk mund të lejojmë që një bandë krimi ale të uzurpojë qytetin,. Shkodra ka treguar se nnuk mund të lërë Ramën dhe bandën e tij të pushtojë qytetin. E drejta jonë për të protestuar, përkundrejt masakrës që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka arsdye që Policia e Shtetit, banda kriminale të qëllojë njerëzit”, tha Ademi.