Gjithmonë një shembull për t’u ndjekur në fushë, por jo në timon…
Ish-portieri legjendar i Juventusit Gianluigi Buffon aktualisht në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën, është tradhëtuar nga një foto që ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Buffon duket qartë që nuk ka vendosur rripin e sigurimit ndërkohë që udhëton me një shpejtësi të madhe prej 155 km/h.
Ky fakt nuk ka kaluar pa u vëzhguar nga populli i ëebit i cili nuk e fal Buffon madje fansat e shumtë që kanë komentuar foton e portierit e kanë vendosur me shpatulla pas murit.
Shumë kritika për Buffon i cili duhet të tregojë klasin e tij si portier edhe në një situatë të tillë dhe duhet t’i “presë” të gjitha.