Pak orë përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kryetari Lulzim Basha publikon një tjetër video mesazh për shqiptarët, ndërsa i fton ata në 20:00 në sheshin para kryeministrisë.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!” shkruan Basha në stasusin e tij bashkëngjitur videos në të cilën shkruhet:
“140 mijë shqiptarë janë të pastrehë. Mijëra familje dëbohen nga shtëpia, pa ligj!”
Ndërsa: Milot – Balldren: 260 milionë euro për 17 kilometra. Boll më me Shqipërinë që duan ata!
Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! 21 Qershor, ora 20.00