MENU
klinika

Në nisje të protestës

Shkarkohet presidenti?/ Kryemadhi: Unë jam shumë e lumtur që…

21.06.2019 - 21:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u pyet në nisje të protestës edhe për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Unë jam shumë e lumtur që zt.Meta t’i rikthehej jetës normale. Në karrierat e secilit prej nesh nuk kemi patur ndikime. Secili ka pasur ulje ngritjet.”

-Do t’ia lëshonit postin e kryetarit të LSI?

“Ajo që do të doja është të vinte të kandidonte në një garë të vërtetë dhe të shikonim kush do të fitonte.”

Zonja Kryemadhi tha se 30 qershori do të jetë një ditë normale e diele për shqiptarët dhe se nuk do të ketë votime.

“Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit shqiptar dhe pas ikjes së tij, Shqipëria do të jetë një vend i zhvilluar evropian.”

“Kryeministri shquhet si një njeri frikacak. Do ta çojë deri në zgripin e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve që e kanë marrë peng dhe nuk e lejojnë të largohet.

30 qershori do të jetë si ditët e tjera të diela sepse nuk ka për të patur zgjedhje.

184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët dhe as kancelarët, do ta gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi që nuk emërohet dhe drejtohet nga krimi i organizuar, ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment.”

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye