Opozita ka dalë sërisht në shesh në protestën e 9-të kombëtare duke kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Në këtë tubim, të rinjtë e FRPD improvizuan një shtatore të kryeministrit Edi Rama si ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Më pas, protestuesit e opozitës kanë rrëzuar në mënyrë simbolike shtatoren në shkallët e ndërtesës qeveritare.
“Për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve nëpërmjet krimit të organizuar, Edi Rama mbahet përgjegjës për qëllimin e tij për rivendosjen e diktaturës së krimit. Opozita ka paralajmëruar se edhe regjimi autokratik dhe kriminal që po ndërton Edi Rama do të ketë të njëjtin fat siç pati regjimi diktatorial 30 vjet më parë, rrëzimin e tij, bashkë me statujat dhe idhujt e rremë.
Njësoj si statuja e Enver Hoxhës, që u tërhoq zvarrë nga qytetarët e Tiranës pas rënies së diktaturës, edhe statuja e Edi Ramës është rrëzuar, duke simbolizuar fundit e qeverisjes së tij”, deklaroi më herët PD.