Në mbyllje të fjalës së tij para kryeministrisë, lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve ta ndjekin në marshim drejt parlamentit.
Basha ftoi mbështetësit të bëhen bashkë në çdo rrugë e çdo shesh për të mbrojtur demokracinë.
“Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, reformë kushtetuese për t’ia kthyer shqiptarëve pushtetin dhe votën. Zgjedhje të lira e të ndershme ku sovranit do të zgjedhë me votë.
Vetëm kjo do t’i hapë rrugë mundësive për punësim.
Katër muaj qëndresë ditë e natë, çmontuan ngrehinën kriminale para syve të botës. Një javë na ndan nga 30 qershori varreza politike e organizatës kriminale të rilindjes.
Ju ftoj të jemi bashkë në çdo rrugë e çdo shesh për të mbrojtur demokracinë. Ju ftoj në përmbyllje të këtij mesazhi të qartë, marshoni me mua vëllezër e motra, drejt parlamentit, drejt shtëpisë së lirisë, Partisë Demokratike.
Le të marshojmë bashkë por ndizni dritat që ta shohë gjithë bota, hapjen e shpresës. Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, deklaroi Basha.