Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur në protestën e nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar tha se shqiptarët kanë dalë në shesh masivisht, edhe pse jemi në ditët më të nxehta.
Kryemadhi theksoi se duhet të ndryshojë situata në vend dhe se ndryshimi shkon në favor të vetë shqiptarëve.
“Kemi larguar çdo provokator në këtë protestë, Edhe pse në ditët më të nxehta të vitit, sot qytetarët janë prezentë më shumë se kudo tjetër. Nuk ka zgjedhje më datë 30 qershor. Ne treguam që jemi popull europian.
Mesazhet tona janë për shqiptarët, jo për ndërkombëtarët. Maxhoranca të ankimojë dekretin e presidentit. Fishekzjarret kanë qenë në treg dhe kam përshtypjen se tregtarët e PS i nxjerrin në treg. Kemi pasur takime me zyrtarë të ambasadës amerikane”, deklaroi Kryemadhi.