Gabriel Jesus do të veshë mbajë fanellën me numrin nëntë për Manchester City-n sezonin e ardhshëm.
Ylli brazilian e mban këtë numër me kombëtaren, por që kur u ble nga Citizens janarin e 2017-ës, ai numër ishte i zënë nga Nolito.
Sulmuesi spanjoll u largua pas vetëm një sezoni, kështu që numri nëntë ka dy vite që rri pa pronar.
City donte t’i tregonte 22-vjeçarit se e ardhmja e tij është e sigurt te klubi, pas spekulimeve gjatë pësaj vere.
Jesus është kthyer në rezervën e Sergio Aguero-s, por prapëseprapë ka shënuar 21 gola në 46 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Cirty-n.
Jesus ka mbajtur numrin 33 që kur iu bashkua City-t për 31 milionë euro dhe thuhet se për të ishte shumë i rëndësishëm pasi është mosha kur ka vdekur Krishti.