22.06.2019 - 21:07
Do të jetë blerja më e shtrenjtë e klubit dhe do të ketë klauzolën më të lartë për prishjen e kontratës.
Akoma para se të zbresë në fushë, Joao Felix ka vendosur disa rekorde tek Atletico Madrid.
Siç ka bërë të ditur “AS”, në kontratën e talentit që do të zbarkojë në Madrid nga Benfica do të përfshihet një klauzolë 350 milionë euro për prishjen e saj.
Për ta blerë nga Benfica, Atletico mposhti konkurrencën e Juventus, City, United si dhe Real Madrid që tentoi të surprizonte në minutat e fundit, por pa sukses.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet javën e ardhshme.