MENU
klinika

Temperaturat

Rikthehet shiu? Parashikimi i motit

23.06.2019 - 08:52

Këtë të diel, moti paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë, ndërsa në veri herë pas-here do të ketë kalime vranësirash.

Pas mesditës parashikohet shtim i vranësirave në ekstremin verior duke sjellë shira afat-shkurtër.

Por sërisht mbrëmja përmirëson kushtet e motit edhe në këto zona, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në mëngjes por rënie sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale ditore nga 19°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

E hëna do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Megjithatë, mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në këto zonat duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë ndërsa vlerat minimale dhe maksimale ditore luhaten nga 17°C deri në 35°C.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!