MENU
klinika

"The Express Tribune"

Shqipëria ‘myslimane’ turistike

23.06.2019 - 13:58

         Gazeta më e madhe pakistaneze në gjuhën angleze “The Express Tribune”, ka renditur pesë vendet me shumicë myslimane, që nuk duhen humbur, për turistët në mbarë botën.

Sipas kësaj gazete, Shqipëria ndodhet në pesë vendet kryesore që përbëjnë trend, në destinacionet turistike për këtë vit.

 

 

“Një sekret i jashtëzakonshëm ballkanik i ruajtur më së miri, Shqipëria ka një pafundësi atraksionesh natyrore që duket se duhet të jetë në listën e çdo blogeri udhëtimesh. Çdo gjë, që nga malet me kurora dëbore te plazhet e kristalta dhe një trashëgimi të fortë islame në zemër të kryeqytetit të saj kozmopolit”, – shkruan “The Express Tribune”.

 

 

“Por, jo vetëm kjo, pasi Shqipëria ka një histori të shquar mikpritjeje. Le të mos harrojmë faktin shqiptarët mbrojtën hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist dhe të gjithë ata arritën të mbijetonin në Shqipëri”, – thekson gazeta.

 

 

 

“Riviera Shqiptare: mendoni plazhe me rërë, me ujëra blu në jeshile, rrugë të gurta dhe lule kudo. Plazhet më të mira për t’u vizituar janë Dhërmiu, Drimadhe, Vuno, Qeparo dhe qyteti bregdetar i Himarës”, – përfundon gazeta më e madhe e Pakistanit në anglisht, “The Express Tribune”.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale