MENU
klinika

Bëhen bashkë Policia e Shtetit, Interpol dhe Europol

“Opsion 8″/ Ushqime dhe pije false, 9 shtetas në pranga

23.06.2019 - 15:41

Të paktën 9 persona janë arrestuar në vendin tonë, një tjetër është shpallur në kërkim dhe 22 janë proceduar në gjendje të lirë për tregtimin e ushqimeve dhe pijeve pa standarde.

Policia e Shtetit bën me dije detajet e një tjetër operacioni ndërkombëtar të koduar “OPSON 8”, me pjesëmarrjen e më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota, si dhe i mbështetur nga INTERPOL dhe EUROPOL.

  • Njoftimi i plotë:

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate: Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti. Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte.

Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”, gjithsej 30 subjekte,.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona;

– Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona;

– Është shpallur kërkimi për 1 person;

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN