MENU
klinika

Detaje nga mbledhja

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, zbardhen porositë e Ramës

24.06.2019 - 09:54

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm.

Në fokus të bisedimeve në këtë mbledhje ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, ka deklaruar shefi i maxhorancës.

Në mbledhje u diskutua për sistemin e patronazhit për pjesëmarrjen në votime.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu