MENU
klinika

"T'marojmë çik punë me..."

Doli në përgjime me Avdylajt, merret në pyetje drejtori…

24.06.2019 - 10:46

Pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara në “Bild”, për blerjen e votave në Durrës, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Ani Dyrmishi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Emri i Dyrmishit doli në bisedën mes kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakosh dhe Astrit Avdylajt.

Avdylaj në këto përgjime i thoshte Dakos se po e priste tek Ani tek Hipoteka.

Kujtojmë që në 2017, Dyrmishi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës.

Ndërkohë, po dy ditë më parë, të shtunën u mor në pyetje Ilir Ndraxhi, deputeti i PS-së, vëllai i të cilit u kap në përgjime në bisedë me Avdylajn.

Përgjimi :

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako: Hehe, ça bone?

Avdylaj: Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….

Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës

Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!