24.06.2019 - 13:09
Kreu i PD në Sarandë, Hariz Mema është shoqëruar në komisariat.
Mësohet se Mema është shoqëruar në polici për shkak të protestës së organizuar të shtunën në Sarandë kundër vizitës së Ramës.
Kreut të PD në Sarandë i kanë komunikuar në polici se do të ndiqet penalisht për organizimi tubimi të paligjshëm.
Dhjetëra qytetarë e mbështetës të opozitës protestuan të shtunën kundër Ramës, teksa ky i fundit ndodhej atje në një takim elektoral.
Protesta nisi si i qetë, por më pas situata u acaruar pasi pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku FNSH u bë gati për ndërhyrje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protesta kombëtare
Kryemadhi-anëtarëve të LSI: Harrojeni partinë, shkoni me studentët
Pasqyrimi i plotë